
Lorik Cana & Marco Parolo
Teksa kanë nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm, Milani po punon edhe për ekipin e tyre të të rinjve. Ekipi i moshave nën 16 vjeç i kuqezinjve tashmë do të bëhet me trajner të ri.
Bëhet fjalë për Marco Parolon i cili ka marrë detyrën e tij të parë në këtë rol. Gjithccka është konfirmuar, por pritet vetëm zyrtarizimi i Milanit për emërimin e ish-futbollistit.
Marco Parolo është një emër tepër i njohur i Serie A dhe kombëtares italiane. Me këta të fundit ka kryer 36 paraqitje, ndërsa si lojtar ka veshur fanellat e Lazios, Parmës, Cesenës, Chievo Veronës, Hellas Veronës, Foligno, Pistoiese dhe Comos.
Poll