
Një gol me stil "gërshërë" dhe nga një pozicion i pamundur është shënuar në futbollin palestinez. Në ndeshjen Beit Safara-Al Quwaat është shënuar goli i viti, pasi lojtari Khader Alhlessy e dërgoi topin në rrjetë nga një pozicion i pamundur.
Me këtë gol, lojtari i dha fitoren 2-1 skuadrës së tij në minutat e fundit të ndeshjes. Në këtë gol të shënuar një faj ka edhe portieri që nuk e ndjek siç duhet topin, por videoja ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit dhe konsiderohet nga shumë tifozë si goli më i bukur I viti pasi është shënua nga një pozicion pothuajse i pamundur.
Poll