Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Torelancë zero për futbollistët "problematikë", FIFA me masa të rrepta prag Botërorit

Shkruar nga NEWSPORT
Torelancë zero për futbollistët "problematikë",
Arbitrat Michael Oliver & Anthony Taylor dhe trofeu i Kupës së Botës

Një ide që mund të ndryshojë “rregullat” e lojës në Kupën e Botës 2026. FIFA po mendon seriozisht për të implementuar një “ligj” që i lejon arbitrat të kenë fuqi të plotë në vendimet që do të marrin në fushën e lojës.

Bëhet fjalë për incidentet që krijohen në zonat e ngushta, në tentativat për të vonuar lojën, kur lojtarët tërheqin njëri-tjetrin nga fanella, pengojnë portierin të kryejnë goditjen ose përplasje që nxiten nga “tensioni”.

Për secilën prej tyre do të ketë një masë ndëshkuese që fillon prej kartonit të verdhë si “paralajmërim”, duke vazhduar më pas me akordimin e goditjeve të lira ose penallti nëse kjo shkelje kryhet në zonën e rreptësisë.

Shumë ndryshime, fuqi dhe tolerancë “zero” për pjesëmarrësit që do të konkurrojnë për trofeun. Çdo gjë nis nga fusha dhe duke mbajtur një “sy” nga puna e arbitrave që do të kenë dukshëm lehtësim për vendimarrjet e tyre të drejta.

Poll

Lexo gjithashtu