Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Nuk kam ndërmend të luaj më këtu!”, portieri shqiptar “godet” klubin e Serie A pa u mbyllur sezoni

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk kam ndërmend të luaj më këtu!”, portieri
Arijanet Muriç

Portieri i përfaqësueses së Kosovës Arijanet Muriç, ka befasur jo pak me deklaratën e fundit për mediat në Itali. Gardiani 27-vjeçari, i cili ndodhet i huazuar te Sassuolo në Serie A, ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të vazhdoi më te ekipi në fjalë.

Më tej, Muric bën të ditur se kjo qasje “radikale”, ka të bëjë me arsye personale: “Nuk kam ndërmend të luaj për Sassuolon sezonin e ardhshëm. Me përfundimin e huazimit, koha ime këtu ka mbaruar.

E kam informuar klubin se nuk dua të qëndroj këtu pas këtij sezoni për arsye personale”. Kartoni i Arijanet Muriç i përket skuadrës së Ipswich Town, të cilët prej sezonit 2026-2027 do të militojnë në Premier League, aty ku bën pjesë edhe lojtari i Kombëtares, Anis Mehmeti.

Poll

Lexo gjithashtu