Pogradeci dhe Besa e Kavajës do të përballen ditën e sotme në kuadër të finales së “play-off” të Kategorisë së Parë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të nisë prej orës 17:00.
Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosë drejtësi në këtë duel. Kështu, kryesor i kësaj sfide do të jetë Olsion Yzeiraj, ndërsa asistentët e tij do të jenë Mario Shazivari dhe Emigers Ganxhi.
Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Erjon Bylykbashi. Ndërkohë që nga dhoma e sistemit VAR në ndihmë të kryesorit Yzeiraj do të vijnë Albert Doda dhe Dorjan Maletaj.
Arbitër kryesor: Olsion Yzeiraj
Asistenti 1: Mario Shazivari
Asistenti 2: Emigers Ganxhi
Arbitër i 4: Erjon Bylykbashi
VAR: Albert Doda
aVAR: Dorjan Maletaj
