Atletico Madrid do të luajë të martën në transfertë përballë Osasunës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të La Liga-s.
Prag këtij dueli, krahas pyetjeve sa i takon situatës tek skuadra e tij, Diego Simeone nuk i ka shpëtuar ngacmimeve lidhur me "El Clasico-n", duke shtangur të gjithë me përgjigjen e dhënë drejtuar mediave të pranishme.
“E pashë ndeshjen mbrëmë dhe po mendoja; ne eleminuam dy herë Barcelonën. O Zot i Madh. Ata janë ekipi më i mirë në botë dhe e merituan titullin që prej fillimit e deri në përfundim. Një dominim i jashtëzakonshëm, meritojnë duartrokitje sepse luajnë futboll fantastik”, është përgjigjur Simeone.
Sa i takon pozicionit që do të marrë skuadra madrilene në fund të këtij sezoni dhe si e pret këtë përfundim, Simeone u tregua i sinqertë.
“E kam shpjeguar dhe më herët, shanset janë të pakta. Nëse bëjmë mirë, por në anën tjetër Villareal humbet, do të luajmë gjithçka për të përfunduar të tretët. Ky është dhe objektivi ynë”, përfundoi Simeone.
