Alban Tafaj
Tirana po përjeton një situatë kaotike në Superiore këtë sezon, aty ku edhe humbjet në dy derbi radhazi ka dhënë ndikimin e vetë negative. Pas 15 javësh në elitën e futbolli, ekipi bardheblu regjistron vetëm 7 pikë, të fundit në tabelë.
Ish-trajneri i Tiranës, Alban Tafaj ka qenë i ftuar në emisionin “Skaner”, MCN, duke folur për situatën te “rekordmenët” e Shqipërisë:
“Te Tirana, ndërrimi i shpeshë i trajnerëve këtë sezon nuk kanë ndikuar për mirë. Tiranës po i hyn shiu brenda, sepse po pëson shumë gola, gati dy gola për ndeshje. Nëse nuk i ke lojtarët e duhur do vuash, kështu po ndodh edhe te bardheblutë”.
Poll
