Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Tirana është e rrezikshme”, Brdaric pas barazimit në Klasike: Ishte një ndeshje 50 me 50

Shkruar nga NEWSPORT
“Tirana është e rrezikshme”, Brdaric pas barazimit në
Thomas Brdaric

Tirana dhe Vllaznia kanë barazuar në ndeshjen e sotme të vlefshme për javën e 29-të të Superiores. Klasikja e cila u zhvilluar në staidumin “Elbasan Arena”, përfundoi në barazim pa gola. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i shkodranëve, Thomas Brdaric.

“Ne e morëm këtë pikë pasi ishte një ndeshje e fortë. Mënyra si e nisëm lojën në pjesën e parë, nuk jam dakord me atë ç’ka dhamë. Në pjesën e dytë ishim më mirë dhe patëm mundësi shënimi. Për rastet e pastra që kishim në pjesën e dytë duhet ta fitonim ndeshjen. Po luanim kundër Tiranës, pasi po luftojnë për mbijetesë kanë objektiva, janë ekip me histori. Luajtëm në transfertë, por në përgjithësi ishte 50 me 50.

Në pjesën e parë kemi luajtur shumë ngadalë. Nuk ia dolëm që të dërgonim topin në zonën e fundit, ashtu siç ishte ideja e jonë për sot. Ndeshje të forta si e sotmja duhet të qarkullohet topi më shpejt. Të ekzekutojmë edhe mundësitë teknike. Kemi luajtur shumë topa në qendër dhe ishte një zonë e mbyllur, e ngushtë. Lejuam Tiranën që të vinte me kundërsulme. Janë shumë të rrezikshme, shënuan kundër Laçit në atë mënyrë.

Dodaj jo titullar, pse? Para së gjithash, Dodaj ka bërë një rritje të jashtëzakonshme këtë sezon. Duhet të kemi balancë dhe t’i japim lojtarëve të tjerë minuta, s’duhet të harxhojmë të gjithë energjinë e djemve. Kemi ndeshje shumë shpejt të shtunën dhe ai mund të tregojë kualitetin e tij”, tha Brdaric.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga