Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Për 'jetë a vdekje', Kukësi dhe Skënderbeu zgjedhin formacionet titullare

Shkruar nga NEWSPORT
Për 'jetë a vdekje', Kukësi dhe Skënderbeu

Kukësi dhe Skënderbeu përballen sot në orën 15:00 në Kukës Arena për javën e 32-të të Superiores.

Një ndeshje decizive për të dy skuadrat të cilat e kanë si trenin e fundit për objektivat e tyre. Një rezultat tjetër veç fitores mund t'i rrëzojë matematikisht nga kategoria verilindorët, ndërsa korçarët do të largoheshin shumë nga Tirana e Dinamo për zonën Final Four.

Një luftë për jetë a vdekje mes dy skuadrave dhe trajnerët kanë përzgjedhur 11-shet respektive që do ta nisin nga minuta e parë sfidën.

Formacionet zyrtare:

KUKËSI: Tafas, Lamçe, Reçi, Zhongo, Lleshi, Hasaj, Mingo, Beshiraj, Salami, Lala, Solodovniçov. Trajner: Bledar Devolli.

SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Rabiu, Liço, Rashica, Nikaj, Gërço, Dumfur, Vangjeli, Juri, Kabrel. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga