
Partizani - Bylis
Partizani në kuadër të javës së 26-të të Superiores do të luajë me Bylisin, duel ky që do të zhvillohet ditën e premte në orën 17:30 në “Arenën e Demave”. Një sfidë ku vendasit do të kërkojnë doemos fitoren, për t’u rikthyer te rezultatet pozitive në Superiore.
Për këtë klubi ka nxjerrë në shitje edhe biletat. Gjithashtu kanë bërë të ditur edhe çmimet e tyre, të cilat variojnë nga 300 deri në 3000 lekë.
Kujtojmë se aktualisht Partizani mban vendin e 4-të në tabelën e klasifikimit. Pas 25 javëve kanë arritur të grumbullojnë 40 pikë, 8 më pak se Egnatia kryesuese.
View this post on Instagram
Poll