
Bylis dhe Elbasani ritakohen sërish, kësaj rradhe në elitën e futbollit shqiptar. Dy skuadrat më të mira që erdhën nga Kategoria e Parë përballen sot në orën 16:00 në ‘Adush Muça’, sfidë e vlefshme për javën e 7-të të Superiores.
Në stolin e ballshiotëve debuton Nevil Dede i cili zëvëndësoi të larguarin Emmanuel Egbo dhe si për ironi të fatit, përballë gjen skuadrën e tij të fundit. Do të jetë një sfidë me nuance emocionale për Deden, por mbi të gjitha duhet rezultati pozitiv për të dalë nga zona e ftohtë.
Dy trajnerët kanë përzgjedhur 11-shet titullare respektive dhe vijnë me më të mirët e mundshëm.
Formacionet zyrtare:
Bylis (4-3-3): Beqaj; Papa, Gabriel, Bruno, Peralta; E. Kasaj, Përgjoni, Ruçi; Walisson, Gjata, Malomo. Trajner: Nevil Dede
Elbasani (3-5-2): Abalora; Lila, Telushi, Musta; Lajthia, Qose, Dros, Hila, Hakaj; Tsague, Gjoni. Trajner: Roberto Bordin
Arbitë: Dorjan Maletaj