
Vllaznia dhe Skënderbeu do të përballen ditën e sotme në kuadër të finales së vogël të “Abissnet Superiore, sfidë në të cilën do të vendoset vendi i 3-të dhe i 4-të. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të startojë në orën 19:00.
Tashmë janë mësuar edhe arbitrat që do të gjykojnë këtë ndeshje. Arbitër kryesor është emëruar Eldorjan Hamiti, ndërsa asistentët e tij do të jenë Ilir Tartaraj dhe Marju Qose. Rolin e arbitrit të katërt do ta mbajë Kreshnik Cjapi.
Ndërsa nga dhoma e VAR-it, në ndihmë të Eldorjan Hamitit do të vijnë dyshja Emanuela Rusta dhe Olsid Ferataj.
Arbitër kryesor: Eldorjan Hamiti(Lezhë)
Asistent 1: Ilir Tartaraj(Fier)
Asistent 2: Marjus Qose(Lushnje)
Arbitër i 4: Kreshnik Cjapi(Fier)
Var: Emanuela Rusta(Elbasan)
Avar: Olsid Ferataj(Patos)