Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ndodh më e “keqja”, 24-vjeçari “braktis” Ilir Dajën dhe Dinamon në mes të sezonit (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Ndodh më e “keqja”, 24-vjeçari “braktis”
Bekim Maliqi

Dinamo dhe Ilir Daja marrin lajmin më të keq të mundshëm për titullarin e ekipit. Bekim Maliqi që u dëmtua ndaj Besës në 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë tashmë ka mësuar edhe shkallën e dëmtimit.

Ka ndodhur ajo që të gjithë i “trembeshin”. Mbrojtësi ka këputur ligamentin dhe padiksutim që ky lajm ka “tronditur” dinamovitët. Pas rezonancës magnetike është mësuar diçka e tillë, dëmtim ky që parashikohet ta mbajë gjatë futbollistin jashtë fushës së blertë.

Për fat të keq, 24-vjeçari me shumë gjasa mund të ketë mbyllur sezonin para kohe, pasi të rikuperohesh nga një dëmtim i tillë duhen 6 muaj ose më shumë. Daja kështu humbet një element kyç për pjesën e dytë të sezonit, teksa deri më tani Maliqi ishte një titullarë te “Blutë”, ku ka luajtur në 24 ndeshje dhe ka mundur të asistojë në një rast.

Poll

Lexo gjithashtu