
Skënderbeu 1 – 2 Partizani (Nikaj 35' / Kote 66', Eleke 90+1')
Partizani ka triumfuar në transfertë përballë Skënderbeut në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Superiores. Sfida që u zhvillua në stadiumin e Korçës, përfundoi 1-2 në favor të miqve.
Në fakt ishin korçarët që kaluan të parët në avantazh që në minutën e 35-të. Ardit Nikaj ktheu në gol një penallti të shkaktuar nga kapiteni i Partizanit, mbrojtësi Marcelino Preka.
Ndërkohë që Partizani u rikthye në lojë në pjesën e dytë, duke barazuar si fillim në minutën e 66-të me Koten, teksa golin e fitores e shënoi nigeriani Eleke në minutën e 91-të.
Me këtë fitore, Partizani shkon në kutoën e 43 pikëve dhe mbetet në vendin e katërt. Në krahun tjetër, Skënderbeu me 27 pikë mbetet në vendin e fundit, duke u afruar më shumë me rënien një kategori më poshtë.
Superiore: Java 29
Stadiumi: “Skënderbeu”
Arbitër: Erjon Bastari
FORMACIONET ZYRTARE:
Skënderbeu: Alia, Ramos, Prençi, Doka, Shaqe, Merlim, Sabo, Estrela, Nikaj, Bismarck, Nasr. Trajner: Ernest Gjoka
Partizani: Qirko, Atanaskoski, Preka, Sembene, Janjeva, Kote, Taipi, Mehmeti, Padstrelau, Bintsouka, Zeka. Trajner: Arbër Abilaliaj
LIVE:
90+1' GOL PARTIZANI! Shënon Eleke.
66' GOL PARTIZANI! Shënon Kote.
60' Shkak një ndërhyrje, Ernest Gjokën nuk e mbajnë nervat.
45+3' Mbyllet pjesa e parë, Skënderbeu udhëheq 1-0.
35' GOL SKËNDERBEU! Shënon Nikaj.
18' Partizani tenton, por lojtarët e Skëndërbeut të vendosur mirë.
5' Skëndërbeu rrezikon përsëri, mbrojtja e Partizanit e vëmendshme.
3' Skëndërbeu kërcënon portën e Qirkos, gardiani i kuq në gatishmëri.
1’ Shkelmohet topi i parë në Korçë, nis sfida mes Skënderbeut dhe Partizanit.