
Tirana 0 – 0 Vllaznia
Tirana dhe Vllaznia kanë barazuar në ndeshjen e sotme të vlefshme për javën e 29-të të Superiores. Klasikja e cila u zhvilluar në staidumin “Elbasan Arena”, përfundoi në barazim pa gola.
Edhe pse rastet nuk munguan, asnjë nga skuadrat nuk ia doli që të merrte 3 pikët. Megjithatë, Tirana gjeti dy herë rrugën e rrjetës me Jarmouni dhe Ernest, por golat u anuluan për pozicion të parregullt.
Pas këtij barazimi, Vllaznia mbetet në vendin e 3-të me 50 pikë, po aq sa Dinamo e vendit të dytë. Në krahun tjetër, me 30 pikë të grumbulluara, bardheblutë mbeten në vendin e 8-të.
Superiore: Java 29
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Enea Jorgji
FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Selmani, Vera, Mici, Dembele, Soler, Pergjoni, Smaçi, Ndreca, Emmanuel, Kola, Jarmouni. Trajner: Bledi Shkëmbi.
VLLAZNIA: Jukaj, Gurishta, Krymi, Gruda, Sala, Balaj, Bajrami, Mala, Deliu, Yago, Stojanovic. Trajner: Thomas Brdaric.
LIVE:
49' Qato tenton nga distanca, Gentian Selmani në gatishmëri.
45+2’ Tirana shënon tjetër gol me Ernest, por përsëri anulohet për pozicion të parregullt.
29' Vllaznia rrezikon me Malën, por goditja ndalet nga Gentian Selmani.
12’ Tirana shënon me Jarmouni, por pozicioni i sulmuesit francez ishte i parregullt.
11' Panik në zonën shkodrane, Tirana pranë golit me Ndrecën.
1’ Shkelmohet topi i parë në “Elbasan Arena”, nis Klasikja mes Tiranës dhe Vllaznisë.