
Laçi dhe Egnatia do të përballen këtë të martë për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Laçit, nis në orën 13:30.
Një ndeshje në të cilën kurbinasit kërkojnë pikë për t’u larguar sa më shumë me “zonën e ftohtë”. Në krahun tjetër, rrogozhinasit duan fitoren e radhës për të qëndruar në krye të tabelës.
Megjithatë, nuk është vetëm forma aktuale ajo që favorizon Egnatian, por edhe e shkuara. Në 22 ndeshjet e fundit mes dy ekipeve, Laçi ka fituar vetëm 5, ndërsa Egnatia plot 12 të tilla.
5 ndeshjet e tjera mes dy ekipeve kanë përfunduar në barazim, duke bërë që kurbinasit të kenë një të shkuar të “hidhur” përballë rrogozhinasve. Por mbetet të shihet nesër në fushën e lojës se ç’do të ndodhë.