Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Klubi i Serie A insiston për Maguette, zbulohen detajet e këtij transferimi

Shkruar nga NEWSPORT
Klubi i Serie A insiston për Maguette, zbulohen detajet e këtij
Maguette Gueye

Maguette Gueye është shumë afër kalimit në Serie A. Venezia kërkon shërbimet e senegalezit, i cili te Partizani është kthyer në një lider.

Sipas Alfredo Pedulla bëhet me dije se skuadra italiane kërkon në mesfushor për t’i dorëzuar çelësat e këtij reparti dhe pikërisht 21-vjeçari i Partizanit përmbush kriteret e klubit. Madje bëhet me dije se bashkë më bonuset, ky operacion mund t’i kushtojnë italianëve afërsisht 1 milionë euro.

Shumë kjo që do të shkojë në arkat e të kuqve, të cilët mund të bëjnë një transferim që do të hynte në historinë e klubit, pasi do të bëhej lojtari i parë nga kryeqytetasit që kalon nga Superiorja në Serie A. Kujtojmë se mesfushori ka kontratë me “Demat” deri në qershor të vitit të ardhshëm dhe kjo merkato është e vetmja mundësi që Partizani të përfitojë nga shërbimet e Maguette.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga