Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

I mposhtën me rezultat tenistik, Dinamo “tall” Tiranën pas triumfit në derbi (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
I mposhtën me rezultat tenistik, Dinamo “tall” Tiranën pas
Dinamo

Dinamo mori një fitore shumë të rëndësishme në derbi ndaj Tiranës. Ekipi i Ilir Dajës triumfoi thellë 6-2 ndaj bardhebluve, në një sfidë e cila foli e gjitha për ta.

Pas fitores tenistike, “Blutë” kanë bërë një postim në rrjetet sociale, ku shihen duke festuar në një nga golat e shënuar. Ndërsa tregojnë edhe rezultatin 6-2.

Gjithashtu kanë shkruar “Çfarë fitoreje në derbi”, duke e shoqëruar edhe me 3 emoi në formë “flake”. Vlen të theksohet se kjo është fitorja e dytë rresht e Dinamo në derbi ndaj Tiranës në këtë sezon, me dinamovitët që kanë nisur të dominojnë duelet direkte ndaj rivalit të tyre.

Nga ana tjetër pas këtij triumfi, Dinamo ngjitet në vendin e 4-të në tabelën e klasifikimit me 23 pikë, 1 më shumë se Teuta dhe 1 më pak se Vllaznia.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Dinamo City (@fc.dinamocity)

Poll

Lexo gjithashtu