Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Humbëm raste, meritë e Pano Qirkos”, Ernest Gjoka e ka me të tijët: Ne gabuam dhe Partizani përfitoi

Shkruar nga NEWSPORT
“Humbëm raste, meritë e Pano Qirkos”, Ernest Gjoka e ka me
Ernest Gjoka

Partizani ka triumfuar në transfertë përballë Skënderbeut në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Superiores. Sfida që u zhvillua në stadiumin e Korçës, përfundoi 1-2 në favor të miqve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i vendasve, Ernest Gjoka.

“Futbolli i tillë është. Kur t’i nuk shënon rastet që ke, të kthehet në boomerang. Sot kishim mundësitë më të mira për ta çuar ndeshjen në 2-0 dhe më shumë. Skuadra u mundua të bënte gjithçka, por s’bëri kryesoren, të mbante avantazhin dhe të shënonte golin e dytë.

Mendoj se nuk kishte surpriza. Ne nuk do të kemi më kurrë kështu rastesh si mbrojtja e Partizanit, pasi kemi dalë 4-5 herë para portierit. Merita është e Pano Qirkos. Me një mbrojtje të tillë dhe të humbësh kështu raste, por ne luftën do ta vazhdojmë.

Barazimi do na kënaqte, por kishim të gjitha mundësitë për 3 pikët. Një ndeshje e tillë nuk duhet të humbet, duhet përgjegjësi e madhe. Ne nuk do gjejmë kurrë një skuadër si Partizani që të na japë mundësi për të shënuar gol. Dumfour? Çdo lojtar titullar i joni, na mungon.

Duhet të jesh i kujdesshëm dhe të vrasësh ndeshjen me rastet që ke. Kishim shumë të tilla. Nuk ishte çështja e Partizanit, ishte e jona. Ne gabuam, Partizani përfitoi nga ne”, tha Gjoka.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga