Në dy ndeshjet që ka drejtuar Flamurtarin trajnerit i ri Francesko Moreiro, konkretisht ndaj Partizanit dhe Teutës, ekipi vlonjat ka dhënë “shenja jete”, por nuk kanë marrë pikë.
Tabloja aktuale është e “zymtë”, vetëm 2 pikë në 8 javë, asnjë fitore. Ndeshja e radhës është më shumë se sa e vështirë, kundër Vllaznisë së Edi Martinit. Në “letër”, nuk ka diskutime, skuadra shkodrane i ka në “xhep” 3 pikët, marrë në konsideratë formën që po përjetojnë të dyja kampet.
Ama, Flamurtari ka një shasn për të “tronditur” shkodranët. Vllaznia në 8 javë, 5 i ka luajtur në fushën e tyre, më shumë se sa gjysma, ndërsa e kanë treguar se nuk njohin rival në “Loro Boriçi”.
Nëse i referohemi takimeve në transfertë, grupi i Edi Martinit ndryshon “fytyrë”, ekipi që vuan. Humbja kundër Dinamos në “Elbasan Arena”, barazimi me Teutën në “Niko Dovana” dhe fitorja e diskutueshme karshi Bylisit në “Adush Muça”.
