Elbasani
Elbasani mori një fitore të rëndësishme ditën e djeshme ndaj Flamurtarit. Skuadra e Ivan Gvozdenovic triumfoi 1-0 ndaj vlonjatëve, duke siguruar kështu një 3 pikësh shumë të rëndësishëm.
Festa e gjitha ishte legjitime te veerdheblutë, të cilët festuan në dhomat e zhveshjes pas këtij suksesi. Por para se ekipi të largohet nga stadiumi, ka pastruar dhe rregulluar dhomën e zhveshjes, duke lënë gjithçka në rregullt.
Moment ky që e kanë postuar edhe në rrjetet sociale, duke treguar kështu e gjithçka mbetet në fushën e lojës. Madje ky është një veprim që Elbasani ka “imituar” Kombëtaren shqiptare, me kuqezinjtë që bënë të njëjtën gjë pas fitores me Serbinë në Leskovac.
Poll
