
Vllaznia
Vllaznia arriti të triumfojë me shifrat 2-1 mbrëmjen e djeshme ndaj Vikingur në sfidën e parë të turit të dytë të Conference League. Shkodranët mposhtën islandezët me një përmbysje falë golave të Melos Bajramit dhe Esat Malës.
Një inkurajim të madh, kuqeblutë e morën edhe nga publiku fantastik i “Loro Boriçit” që mbështetën Vllazninë çdo sekond. Klubi shkodran ka falenderuar tifozët që mbështetën skuadrën ditën e djeshme.
“FALENDERIM!
Faleminderit nga zemra për mbështetjen e jashtëzakonshme që na dhatë mbrëmë ndaj Víkingur. Zëri juaj, pasioni juaj, dashuria për kuqeblutë – janë ajo që na bën të vazhdojmë më të fortë se kurrë.
Ju jeni forca jonë. Jemi krenarë për ju!”, shkruan Vllaznia.
Poll