Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dinamo i “falet” Tiranës, bardheblutë “ngrejnë” në “piedestal” dinamovitët (DETAJI)

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo i “falet” Tiranës, bardheblutë
Dinamo ne fitoren ndaj Tiranes

Dinamo mori një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme ndaj Tiranës. “Blutë” triumfuan 6-2 ndaj “Bluve”, duke udhehequr bindshëm ndaj rivalit të tyre.

Një takim ky që prodhoi 8 gola, secili më i bukur se tjetri. Por ekipi i Ilir Dajës përveç fitores i gëzohet një tjetër detaji. Falë 6 golave të shënuar në portën e Tiranës, Dinamo tashmë bëhet ekipi me sulmin e dytë më të mirë në Superiore.

Kështu dinamovitët lënë mbrapa ekipe si Elbasani e Egnatia, ndërsa i afrohen me vetëm 1 gol Vllaznisë, me shkdoranët që kanë 19 gola të shënuar deri më tani. Kjo fitore tenistike ka “ngitur” Dinamon në “piedestal”.

Ndërkohë siç dihet Egnatia dhe Vllaznia do të luajnë ditën e sotme, respektivisht ndaj Flamurtarit dhe Vorës dhe mbetet të shihet pas këtyre sfidave se kush do të jenë ekipet me sulmin më të mirë në kampionat.

Poll

Lexo gjithashtu