Fotomontazh/ Eldorjan Hamiti - Raphael Dwamena
Si sot 2 vite më parë, futbolli shqiptar përjetoi një nga momentet më të tmerrshme. Në minutën e 24-të të ndeshjes Egnatia – Partizani, sulmuesi i rrogozhinasve, Raphael Dwamena ra pa ndjenja në fushën e lojës, për të humbur jetën në rrugën drejt spitalit.
Ditën e sotme, reagimet kanë qenë të shumta për sulmuesin nga Gana. Një ndër personazhet e futbollit që ka reaguar, është arbitri i mirënjohur Eldorjan Hamiti. Kujtojmë se ai ishte gjyqtari kryesor në atë ndeshje të “trishtë” dhe plot “dhimbje”.
Ndërsa sot, arbitri lezhjan ka emocionuar, duke ripostuar momentin tragjik. Ndërkohë që krah videos së atij momenti, arbitri Hamiti shkruan: Prehu në paqe Dwamena! Një gjest fisnik ky nga lezhjani.
Postimi i Eldorjan Hamitit
Poll
