
Tirana dhe Partizani përplasen sot në orën 19:00 në stadiumin Air Albania për herë të 4-të këtë sezon të Superiores.
Derbi i zjarrtë mes dy rivalëve historik që do të nxjerrë disa verdikte në përfundim të 90 minutëshit. Kur jemi pak orë nga sfida, protokolli zyrtar është thuajse gati teksa është konfirmuar edhe arbitri që do të vendosë drejtësinë në Air Albania.
FSHF i ka besuar këtë ndeshje decisive arbitrit ndërkombëtar me stemën e FIFA-s, Eldorjan Hamiti. Për Hamitin nuk është derbi i parë për këtë sezon pasi e drejtoi edhe atë të fazës së parë ku të kuqtë fituan 2-1. Në VAR do të jetë Kreshnik Barjamaj i cili poashtu ka stemën e FIFA-s, ndërsa mbeten për t’u konfirmuar edhe asistentët e gjyqtari i 4-të.
