Jemi zyrtarisht në javën më të rëndësishme të kampionatit shqiptarë. Emocionet e derbit të kryeqytetit kanë nisur të ndjehen dhe tashmë kudo nëpër rrugë, kafe dhe restorante dëgjon të flitet për ndeshjen më me rivalitet në vendin tonë.
Partizani – Tirana do të përplasin “brirët” në “Air Albania” ditën e shtunë në orën, 20:00. Të kuqtë kanë nisur punën për këtë përballje, me Aleksander Veselinovic që po përgatit ekipin në detaje. Stërvitje intensive nga kryeqytetasit për të qenë sa më shpejt gati për këtë supersfidë, e cila paralizon gjithë qytetin.
Lajm i mirë për trajnerin serb është se për duelin me rivalët do të ketë të plotë grupin e lojtarëve. Kjo do t’i japë mundësinë Veselinovic të zgjedhe më të mirët për të hedhur në fushën e lojës dhe për të kërkuar rikthimin te fitorja në kampionat pikërisht në derbi.
Në këtë mënyrë do të ketë edhe luksin e zgjedhjeve të më të mirëve për duelin me rivalët e kryeqytetit.
Formacioni i mundshëm: Qirko, Hadroj, Sembene, Bytyçi, Zguro, Taipi, Mehmeti, Rrapaj, Zeka, Cara, Mba. Trajner: Aleksander Veselinovic