Dinamo do të duelojë me Vllazninë në “Elbasan Arena”, takim që do të luhet ditën e shtunë, ora 19:00. Duel shumë i rëndësishmë për dinamovitët, të cilët me Ilir Dajën kanë gjetur vazhdimësinë në kampionat dhe po ngjiten në renditje ndeshje pas ndeshje.
Ndaj shkodranëve për “Blutë” nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi do të duhen të përballen me disa mungesa. Kështu nuk do të jenë të gatshëm të japin kontributin e tyre Nani dhe Bruno Dita.
I pari vazhdon prej javësh të jetë i dëmtuar dhe ende nuk është rikuperuar në kohë, ndërkohë mbrojtësi u dëmtua në duelin me Skënderbeun dhe në këtë mënyrë nuk mund të luajë ndaj kuqebluve.
Poll