Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Tottenham-i "shpartallon" Interin, zikaltërit në krizë totale (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Tottenham-i "shpartallon" Interin, zikaltërit në krizë

Tottenhami ka arritur të fitojë në ndeshjen miqësore kundër zikaltërve të Interit me rezultatin e thellë 6-1. Të besuarit e Mancinit kanë zhvilluar një paraqitje për t'u harruar në takimin që u zhvillua në stadiumin "White Hart Lane".

Golat për skuadrën angleze u shënuan nga Harry Kane në minutat 5-të dhe 57-të, Erik Lamela në minutën e 40-të, Dele Alli në të 52-tën, Vincent Janssen në të 65-tën dhe Shayon Harrison në të 77-tën. Për Interin u kujtua të shënonte vetëm Ivan Perisic në minutën e 24-të, duke shënuar golin e nderit. Kjo humbje e zikaltërve pritet të sjellë ndryshime në stolin zikaltër duke qenë se marrëdhëniet mes presidencës dhe stafit teknik janë të acaruara.
Tags:

BOTA VIDEO

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga