Kolo Muani është përfshirë në një aksident. Sulmuesi i Tottenham, i cili është në pronësi të PSG u aksidentua me makinën e tij në Londër, teksa me të ishte edhe shoku i skuadrës Wilson Odobert.
Sipas informacioneve fillestare bëhet me dije se fatmirësisht të dy futbollistët janë mirë dhe nuk kanë pësuar dëmtime. Nga ky aksident ka vetëm dëmtime të makinës. Të dy lojtarët iu janë nënshtruar menjëherë kontrolleve mjekësore dhe gjithçka për ta është mirë.
“Kolo Muani dhe Wilson Odobert janë të dy mirë. Fatkeqësisht, ata u përfshinë në një aksident. Të gjithë të përfshirët janë mirë. Ishte një gomë që shpërtheu”, konfirmoi trajneri i “Spurs”, Thomas Frank, në prag të ndeshjes së tyre në transfertë kundër Eintracht Frankfurt në Champions League. Ndërkohë vazhdojnë hetimet nga policia për të zbuluar edhe shkaqet e këtij aksidenti.
