Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Do të linte 28 orë pa gjumë lojtarët sipas planit të stërvitjes nga “ChatGPT”, klubi shkarkon ish-trajnerin e Spanjës (DETAJET)

Shkruar nga NEWSPORT
Do të linte 28 orë pa gjumë lojtarët sipas planit të
Roberto Moreno

Ish-trajneri i Spanjës, Roberto Moreno përflitet se është shkarkuar nga roli i tij si trajner pasi ka krijuar skemat për drejtimin e skuadrës me anë të inteligjencës artificiale “ChatGPT”.

48-vjeçari i cili kishte në "duart" taktikat e skuadrës ruse Sochi, i përshtati ato sipas udhëzimeve të marra nga inteligjenca artificiale.

Një mënyrë që sipas tij mund t’i rezultonte efikase i doli plotësisht në të kundërtën pasi skuadra e tyre ra nga Premier League Ruse në maj të 2024-ës në fund të sezonit të tij të parë me klubin.

Edhe pse stafi drejtues e kishte parë dhe më herët përdorimin e “ChatGPT” nga ana e Morenos, ish-drejtori sportiv i klubit, Andrei Orlov tregoi në një intervistë një ndër momentet më të çuditshme.

Orlov theksoi se kur skuadra po bëhej gati për ndeshjen në transfertë, trajneri Moreno ka thënë se kishte planifikuar gjithçka, duke i dhënë parametrat e udhëtimit platformës teknologjike. Ndër të tjera ai shtoi se plani i ish-teknikut të skuadrës parashikonte që lojtarët të qëndronin pa gjumë për 28 orë.

 “Kur po përgatiteshim për udhëtimin në Khabarovsk, Robert tha: Kam planifikuar gjithçka. I kam futur të gjithë parametrat e udhëtimit në ChatGPT. E pashë prezantimin dhe pashë që lojtarët nuk mundën të flinin për 28 orë. pyeta: “Robert, kjo është shumë mirë, por kur do të flenë djemtë?”, u shpreh ish-drejtori i klubit, Andrei Orlov.

Poll

Lexo gjithashtu