Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Finalja e Botërorit 2026 mirëpret vetëm shtresën e lartë?! Qindra mijëra dollarë për një biletë në...

Shkruar nga NEWSPORT
Finalja e Botërorit 2026 mirëpret vetëm shtresën e
Presidenti  i FIFA-s, Gianni Infantino

“Ethet” e Botërorit 2026 sa vijnë e shtohen e po aq rritet edhe interesi i tifozëve për të parë përjetuar nga afër të gjithë emocionet e ndeshjes. Ndërsa biletat për Finalen e Kupës së Botës 2026 po listohen në tregun e rishitjes së FIFA-s për deri në 230,000 dollarë, sipas medias së huaj “Associated Press.”

Kupa e Botës e këtij viti do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë nga e enjtja, 11 qershor deri të dielën, 19 korrik, kur finalja do të zhvillohet në East Rutherford, stadiumin MetLife të New Jersey-t.

Detaj mjaft interesant është edhe ai që për herë të parë në të gjithë historinë e Kupës së Botës, për titullin do të garojnë 48 ekipe nga 32 që ishin dikur.

E për duelet të cilat priten me padurim nga ccdo tifoz, edhe presidenti  i FIFA-s, Gianni Infantino e ripërmendi interesin e madh për biletat edhe në Forumin Ekonomik Botëror në Zvicër.

"Në 100, pothuajse 100 vjet histori të Kupës së Botës, FIFA shiti rreth 50 milionë bileta në total. Tani, për këtë Kupë Bote pas 4 javësh (në shitje), kemi kërkesën për 1,000 vjet Kupa Bote menjëherë. Kjo është unike. Është e pabesueshme", ka thënë Infantino.

Megjithatë edhe sipas medias “ESPN” biletat po ndahen në katër kategori të ndryshme. Kategoria 1 është niveli me çmimin më të lartë, ndërsa Kategoria 4 është niveli me çmimin më të ulët.

Poll

Lexo gjithashtu