Me kalimin e ditëve, emocionet e Botërorit 2026 sa vijnë e shtohen, pasi dihet se për kompeticionin më "gjigant" të futbollit gara nuk është kurrë e lehtë. Megjithatë ndër deklaratat e cila ngriti shumë pikëpyetje ishte ajo e presidentit të Federatës Spanjolle të futbollit.
Gjatë një konference për mediat, presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan është shprehur se Spanja do të udhëheqë Kupën e Botës, madje do të ishte dhe vendi në të cilin do të mbahej finalja e madhe.
"Spanja do të udhëheqë Kupën e Botës dhe finalja do të mbahet këtu", është shprehur presidenti Louzan.
Sa i takon Botërorit të vitit 2030, vendet pritëse dihen dhe janë Maroku, Portugali e Spanja. 3 vende për të cilat ende asgjë nuk dihet zyrtare se cila do të ketë eskluzivitetin e finales, por deklarata e fundit e Louzan tashmë mund të konfuzojnë këdo.
Megjithatë edhe më herët presidenti i Federatës Spanjolle ka treguar se evenimenti do të jetë në kufinjtë e të përkryerës.
"Ky do të jetë një Kupë Bote përvjetori - do të jetë 100 vjet që nga kampionati i parë në Uruguai. Ne po punojmë për të siguruar që Spanja të presë Kupën e Botës më të mirë në histori në vitin 2030”, ka thënë Louzan.
