Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në Rumani, saktësisht në zonën e Caransebes. Bëhet fjalë për një minibus me disa tifozë të skuadrës greke të PAOK.
Mjeti në fjalë ishte nisur nga Greqia dhe destinacion kishte Francën, pikërisht për ndeshjen e Europa League Lyon – PAOK, e planifikuar fillimisht të enjten në orën 21:00.
Por çfarë ndodhi? Sipas raportimeve nga policia rumune, shkaku i aksidentit lidhet me një parakalim të gabuar nga ana e shoferit të minbusit, me të cilin po udhëtonin tifozët grekë. Më tej thuhet se përplasja ishte aq e fortë sa rezultoi në vdekjen e menjëhershme të të paktën gjashtë personave, përfshirë shoferin.
Pasgjerë te tjerë të plagosur u dërguan pranë spitaleve më të afërta, ndërsa nuk ka një numër të saktë të personave që ka qenë në mjet. Një dëshmitar okular , i cili shmangu përplasjen në momentin e fundit, përshkroi çastin dramatike, duke fajësuar shoferin e minibusit për manovrën e rrezikshme:
“Ishte e qartë se ai nuk kishte shpresë. Ishte jashtëzakonisht e rrezikshme. Ai hyri për të kaluar, vuri re kamionin që po vinte dhe u përpoq të kthehej në korsinë e tij, por përfundoi duke u përplasur ballë për ballë. Pashë vetëm një person të dilte gjallë nga automjeti. Pjesa tjetër ishte shtrirë në rrugë dhe në fushë, në një gjendje shumë të keqe”.
