Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në Rumani, saktësisht në zonën e Caransebes. Bëhet fjalë për një minibus me disa tifozë të skuadrës greke të PAOK.
Nga 7 viktimat e deritanishme, ndonëse informacione të pakonfirmuar, njëri prej viktimave dyshohet se është shqiptar me origjinë nga Korça, me inicialet V.P. Intinerari ishte Greqi – Francë, por rezultoi i përgjakshëm në Rumani.
Synimi kishte të bënte me mbështetjen e klubit nga Selaniku në sfidën Lyon – PAOK, e planifikuar të enjten në orën 21:00. Sipas raportimeve nga policia rumune, shkaku i aksidentit lidhet me një parakalim të gabuar nga ana e shoferit të minbusit, me të cilin po udhëtonin tifozët grekë.
Më tej thuhet se përplasja ishte aq e fortë sa rezultoi në vdekjen e menjëhershme të të paktën gjashtë personave, përfshirë shoferin.
