Zurich u përball dje me Basel, një ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 3-4, në favor të skuadrës ku luan futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri.
Mes një ndeshje të “luftuar” dhe 6 golave të shënuar në total mes 2 skuadrave, ajo që nuk zhgënjeu ishte paraqitja e shkëlqyer e sulmuesit, Shaqiri.
Ai i dhuroi skuadrës një “hat-trick” por dhe një asist, ku në fakt nderoi edhe veten e tij pasi sa i takon paraqitjes së tij në Superligë, e ka çuar numrin e golave në 9 dhe atë të asisteve në 10-të.
Ndërsa pas ndeshjes Shaqiri ka folur edhe për mediat ku është shprehur se përpos golave, asistin të cilin e finalizoi me sukses gjatë ndeshjes, e kishte tentuar edhe gjatë stërvitjes edhe pse në seancat përgatitore kjo skemë i kishte dështuar.
"E provuam një herë në kampin stërvitor, por nuk na funksionoi. Pashë që ishte distanca perfekte dhe u thashë shokëve se do ta provoja" ka thënë Shaqiri.
