Manchester United e gjen veten të lumtur pasi iu rikthye fitoreve në dy sfidat e fundit atë me Manchester Cityn dhe Arsenal. Në një kohë kur skuadra tashmë po drejtohet nga trajneri i përkohshëm, Michael Carrik.
2 fitore radhazi janë një shenjë pozitive dhe motivuese për ekipin, por kjo me sa duket nuk u ka mjaftuar kritikëve. Rikujtojmë kështu deklaratat e fundit të ish-futbollistit të skuadrës i cili u shpreh se Carrik nuk di si të jetë një trajner.
Por larg nga sulmet, ylli portugez, Ronaldo nuk e ka fshehur kurrë vlerësimin e tij për Carrik si trajner. Duke u kthyer pas në kohë CR7-ta dikur në rrjetin e tij social “X”në vitin 2021, ka shkruar se ai ishte një lojtar i shkëlqyer si dhe mund të bëhet një ndër trajnerët më të mirë.
Ndër të tjera Cristiano Ronaldo ka treguar gjithashtu se bashkëpunimi me të ka qenë një kënaqësi, në kohën kur luante për "Djajtë e Kuq"
"Michael Carrick ishte një lojtar i shkëlqyer dhe ai mund të bëhet edhe një trajner i shkëlqyer. Asgjë nuk është e pamundur për këtë djalë. Personalisht, jam krenar që kam luajtur me të në krah, si dhe me të si trajner në stolin tonë."

