Manchester United u rikthye tek fitoret, pas 2 ndeshjeve të fundit të luajtura me Manchester Cityn dhe Arsenalin, një rezultat pozitiv i cili në fakt erdhi pasi drejtimin e skuadrës e mori trajneri, Michael Carrick.
Edhe pse skuadra është në hapat e duhur, ish-futbollisti i “Djajve të kuq”, Roy Keane ka thënë se skuadra e riktheu “vetëbesimin” e saj pas duelit me Arsenalin, por nuk e bindin taktikat e drejtimit të Carrik.
Ndër të tjera Keane ka shpjeguar se” Old Trafford” i duhet një trajner kryesor i cili është më i madh dhe më i mirë se Carrik, duke nënvizuar më tej se Manchester United si një skuadër me shumë prestigj i duhet ende dikush më i mirë, për titullin në Premier League.
“United e ka rikthyer vetëbesimin, ata kanë marrë dy fitore të mëdha, por kushdo mund të fitojë dy ndeshje. Edhe nëse ekipi do të fitonte çdo ndeshje deri në fund të sezonit, unë prapë nuk do t’i jepja atij punën si trajner për të ardhmen.
Ende nuk do të isha i bindur se ai është njeriu i duhur për këtë punë. United ka nevojë për një trajner më të madh dhe më të mirë. Duke marrë parasysh madhësinë e klubit dhe sfidat me të cilat do të përballen në vitet e ardhshme, ata kanë nevojë për një trajner që mund të fitojë Premier League”, ka përfunduar Kaene.
