Mesfushori maroken, Neil El Aynaoui ka pasur një performancë të shkëlqyer gjatë ndeshjeve të zvhilluara në Kupën e Kombeve të Afrikës. 24-vjeçari ishte pjesë e kombëtares marokene, e cila "preku" edhe finalen ndaj Senegalit.
Megjithatë forma e Aynaoi në lojë ka bërë që klubi i Real Madrid ta vendosë atë në "radarët" e tyre. Sipas medias së huaj “Sky Suisse” disa prej stafit të klubit spanjoll e kanë parë dhe nga afër paraqitjen e futbollistit gjatë finales.
Diskutimet aktualisht nga ana e klubit janë thjesht në fazën e vëzhgimit dhe një mundësie e cila nuk dihet nëse mund të kryhet ose jo.
Nga ana tjetër mesfushori e ka shprehur interesimin e tij për një transferim tek spanjollët, nëse ai largohet nga Roma verën e ardhshme. Kjo e fundit ekip për të cilin mesfushori po luan aktualisht, pas transferimit nga skuadra e Lens.
