Një aksident rrugor ka ndodhur në Rumani, i cili ka pasur pasoja fatale në jetë njerëzish. Sipas pamjeve të publikuara nga mediat e huaja, një minibus është përplasur “kokë më kokë” me një kamion.
Ndrësa është konfirmuar se personat që ndodheshin në minibus ishin të gjithë shtetas grekë, tifozë të PAOK-ut, të cilët ishin nisur nga Katerini, Aleksandria, Imathia dhe Selaniku me intenerar drejt Francës, për ndeshjen e cila ishte e planifikuar të zhvillohej të enjten në kuadër të UEFA Europe League, në orën 21:00 kundër Olympique Lyonnais.
Si pasojë e përplasjes së fortë dhe plagët e marra 6 viktima u gjetën në vendngjarje, ndërsa i 7-ti ndërroi jetë gjatë transportimit të tij për në spital.
Sipas raportimeve nga policia rumune shkaku i aksidentit lidhet me një parakalim të gabuar nga ana e shoferit të minibusit, me të cilin po udhëtonin tifozët grekë.
Furgonët dhe autobusët që transportojnë tifozët e PAOK-ut në udhëtimet evropiane zgjedhin këtë rrugë nëpërmjet Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë të cilat janë vende anëtare të BE-së për të shmangur pritjen e gjatë në kufijtë e Shkupit, Bosnjës, Serbisë të cilat nuk janë në BE.
