Ish-futbollisti i Evertonit, Adrian Heath ka ndarë një ndër episodet më të frikshme të jetës së tij. Në një intervistë të dhënë për The “Athletic” Heath ka treguar se ndihet me fat që është gjallë pasi u rrëmbye dhe u mbajt peng nën kërcënimin e thikës. Incidenti ndodhi gjatë një përvoje të tmerrshme që filloi me atë që dukej të ishte një mundësi rutine pune.
Në vijëmësinë e ngjarjes, futbollisti tregoi se ai në nëntor hipi në një fluturim për në Marok, ku iu tha se do të takonte “sheikun”, një biznesmen që supozohej se ishte i përfshirë në hotele dhe sipërmarrje të tjera.
Ai takoi 2 persona të cilët në vend që ta cconin tek hoteli, ai u çua në një qytet të vogël. Ku pak më vonë, u përball me 3 burra. Aty kërcënimet u përshkallëzuan, pasi autorët i kërkuan para duke e paralajmëruar se nëse nuk do të bindej, nuk do t’i shihte më kurrë gruan, fëmijët apo nipërit e mbesat e tij. Bëhej fjalë për një shumë në miliona dhe ish-futbollisti ishte shprehur se mund të vonohet për shkak të pengesave së transfertave.
Përfundimisht, rrëmbyesit e morën në telefon gruan e tij, Jane. Duke ndjerë se diçka nuk shkonte, ajo refuzoi të transferonte paratë, duke shpjeguar se nuk mund të hynte në llogari pa praninë e tij. Djali i tij, Harrison, gjurmoi vendndodhjen e Heath duke përdorur të dhëna gjurmimi dhe njoftoi autoritetet nëpërmjet një kontakti të FBI-së. Ndrysha nga ccfarë pritej autorët e liruan Heath, duke e dërguar në aeroport me makinë.
Heath u kthye në shtëpi tek familja e tij, me FBI-në që i ofroi mbrojtje 24 orë për ditët në vijim.
