Ish-sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry ka “hapur zemrën” dhe ka treguar një ndër periudhat më të vështira të jetës së tij. Në një intervistë të dhënë për mediat e huaj, Henry ka treguar se gjatë gjithë karrierës së tij, ka ndjerë një presion psikologjiisht të vazhdueshëm gjë e cila e ka çuar edhe në depresion.
Sipas deklaratës së tij kjo lidhet me faktin se familja ka qenë shumë kërkuese që në një moshë shumë të vogël. Ndër të tjera ai ka shpjeguar se pasioni për futbollin u rrit dhe iu formësua nga babai, por edhe pasi shkëlqente përsëri nuk ishte mjaftueshëm për të tjerët.
Ish-futbollisti u ndal edhe tek gjendja e tij tani, për të cilën është shprehur se tani ndihet “njeri”, pasi partnerja dhe fëmijët e tij qajnë për njeriun që ai është dhe jo për atë që ai ka.
"Gjatë gjithë karrierës sime, kam qenë i depresionuar. Kur isha fëmijë, nuk ndjeva asnjë dashuri. Babai më formoi, ishte i fortë. Në moshën 13 vjeç, luajta dhe fitova një ndeshje 6-0. Shënova të 6 golat.
Gjithmonë kisha frikë dhe ndihesha sikur duhej t'u pëlqeja të tjerëve me futbollin dhe paratë e mia, deri ditën kur e dashura ime dhe fëmijët e mi filluan të qanin për personin që jam, dhe pastaj ndihesh njeri", është shprehur ish-futbollisti i Barcelonës.
