Cristiano Ronaldo & Luis Nani
Luis Nani është futbollisti më i ri i Aktobe. Sulmuesi 39-vjeçar ka vendosur që të vazhdojë një aventurë të re në Premier Liga të Kazakistanit, pikërisht me klubin e Aktobe.
Me këta të fundit ka firmosur kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri në fund të 2026-ës. Vlen të theksohet se ai rikthehet pas një pauze 12-mujore, ku së fundmi ishte pjesë e portugezëve të Estrela Amadora.
Kujtojmë se Nani është një nga legjendat e futbollit portugez. Në të shkuarën ai shkëlqente krah Cristiano Ronaldos te Portugalia, Sporting Lisbona dhe Manchester United.
Gjithashtu ai ka veshur edhe fanellën e ekipeve si Fenerbahce, Valencia, Lazio, Orlando City, Venezia, Melbourn Victory dhe Adana Demirspor.
View this post on Instagram
Poll
