Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Po kalon formën e jetës, klubi i Champions League bën gati 8 milionë euro për yllin e Trabzonspor

Shkruar nga NEWSPORT
Po kalon formën e jetës, klubi i Champions League bën gati 8
Ernest Muçi, Paul Onuachu dhe Christ Inao Oulai

Christ Inao Oulai mund të largohet nga Trabzonspor gjatë merkatos së janarit. Ylli 18-vjeçar po kalon një super formë këtë sezon me ekipin e Superligës turke, duke marrë vëmendjen e rivalëve të Galatasaray.

Këta të fundit janë gati që të rrëmbejnë që këtë merkato dimërore, duke paguar edhe 8 milionë euro për shërbimet e tij. Megjithatë, klubi nga Trabzoni mund të kërkojë akoma më shumë.

Kujtojmë se këtë sezon, mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka marrë pjesë në 10 ndeshje në kampionat. Ai ka shënuar 2 gola dhe ka asistuar në 3 të tjerë. Në krahun tjetër, kujtojmë se Galatasaray këtë sezon po luan edhe në Champions League.  

Poll

Lexo gjithashtu