Familjet e ndara gjithnjë përjetojnë probleme. Këtu nuk bëjnë përjashtim as futbollistët, ku shumë prej tyre nuk jetojnë me fëmijët që kanë për shkak se pas divorcit nëna ka marrë kujdesin e tyre.
Këtë ngjarje e solli në vëmendje Enner Valencia, i cili u largua në mënyrë spektakolare nga stadiumi, pasi policia po e ruante që ta burgoste në mënyrë që ai të paguante asistencën sociale për fëmijën e tij.
Por, pas këtij rasti janë bërë publik dhe emra të tjerë lojtarësh, të cilët nuk kanë paguar për pasardhësit e tyre. Kjo përbën shkelje të rëndë të ligjit në Ekuador, ndërsa nuk është rasti i parë që këta lotjarë akuzohen për borxhe të tilla.
Sipas shtypit ekuadorian Juan Carlos Paredes, Cristian Ramirez, Renato Ibarra, Pedro Pablo Velasco, Pedro Quinonez, Miller Bolanos, Michael Arroyo dhe Daniel Angulo kanë borxh ndaj ish partnereve 78.477 euro.
[caption id="attachment_44008" align="aligncenter" width="661"] Lista e lojtarëve ekuadorian që nuk paguajnë asistencën e fëmijëve[/caption]