Kupa e Kombeve të Afrikës, e cila ishte një përballje mes Marokut dhe Senegalit, u pasua me sjellje të pahijshme nga ana e të dyja ekipeve, ku kamerat kanë kapur edhe momente ku futbollsitët kishin dhe përballje fizike me njëri-tjetrin.
Kundërshtimet për fitoren e Senegalit ishin të mëdha, madje Maroku kishte nisur edhe një kërkesë ku kërkonte heqjen e titullit. Megjithatë Konfederata e Futbollit Afrikan e ka hedhur poshtë kërkesën, ndërsa ka vendosur dhe sanksione e gjoba.
Me “dorë të hekurt” dhe vendim mjaft racional, CAF i ka vendosur gjoba prej 615,000 dollarësh Federatës së Futbollit të Senegalit dhe 300,000 dollarësh Federatës së Futbollit të Marokut.
Për më tepër, trajneri i Senegalit, Pape Thiaë është pezulluar për 5 ndeshje zyrtare të CAF-it dhe është gjobitur me 100,000 dollarë. Ndërsa janë pezulluar për 2 ndeshjet e ardhshme futbollistët Iliman Ndiaye dhe Ismaila Sarr.
Sa i përket Marokut, Achraf Hakimi është pezulluar për 2 ndeshje zyrtare të CAF për sjellje josportive, njëra prej të cilave është pezulluar për një vit. E bashkë me to të në listën e pezullimeve është edhe Ismael Saibari, i cili nuk do të jetë në 3 ndeshjet e radhës.
