Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Transferimet ndërkombëtare me shifra të “FRIKSHME”, FIFA publikon raportin e 2025-ës (SHPENZIMET DHE TË ARDHURAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Transferimet ndërkombëtare me shifra të “FRIKSHME”,
FIFA

Transferimet ndërkombëtare të përfunduara në vitin 2025 në futbollin profesional dhe amator të meshkujve dhe femrave arritën një rekord prej 86,158 sipas raportit të fundit të publikuar nga FIFA.

Klubi i cili shpenzoi më shumë ishte Como, me një vlerë prej 13.08 miliardë në total, duke ia kaluar dhe Milan. Nga ana tjetër edhe futbolli i ferrave ka pësuar një rritje të ndjeshme, e cila numëron 2,440 transferime dhe një shpenzim në shumën e 28.6 milionë dollarësh, 80% më shumë se viti 2024

Për herë të parë, shpenzimet e klubeve për transferime tejkaluan shifrën prej 10 miliardë dollarësh, duke vendosur një rekord të ri me një total prej 13.11 miliardë dollarësh, mbi 50% më të lartë se në vitin 2024 dhe 35.6% më të lartë se rekordi i mëparshëm, i vendosur në vitin 2023.

Pozicioni “blind” e konfirmuan sërish klubet angleze si në shpenzime ashtu dhe në të ardhura, me 3.82 miliardë dollarë në të ardhura dhe 1.77 miliardë dollarë në transferime ndërkombëtare.

Klubet vazhduan të investojnë në futbollin profesionist të femrave. Një total prej 756 klubesh u përfshinë në transferime ndërkombëtare (+8.3%), me 135 prej këtyre klubeve që investuan në të paktën një transferim hyrës (+23.9%) dhe 155 klube që morën tarifa transferimi për transferimet dalëse (+25.0%).

Poll

Lexo gjithashtu