Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“E rëndë dhe që na la pa fjalë”, Armand Duka për aksidentin tragjik të ndodhur në Rumani: Lutjet tona shkojnë për familjarët e Vasilit dhe gjithë futbollin grek

Shkruar nga NEWSPORT
“E rëndë dhe që na la pa fjalë”, Armand Duka
Armand Duka - pamje nga ngjarja/ Fotomontazh


Armand Duka ka reaguar në rrjetet sociale për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku humbën jetën 7 tifozë të PAOK, ku mes tyre ishte dhe një shqiptar. Ky i fundit është identifikur si Vasil Palos.

Një ngjarje e cila ka tronditur jo vetëm futbollin grek, por mbarë opinionin publik. Kreu i FSHF-së mjaft i tronditur ka shpehur ngushëllimet për këtë tragjedi.

“Ata po udhëtonin drejt Francës për pasionin, dashurinë ndaj skuadrës së tyre të zemrës dhe futbollit.

Futbolli bashkon, por sot fatkeqësisht na bashkon dhimbja. Kjo është një tragjedi e rëndë dhe që na lë pa fjalë. E bëhet edhe më e trishtë kur mësuam se mes viktimave ishte edhe një tifoz shqiptar, Vasil Palo, të cilin do ta kujtojmë me respekt të veçantë.

Mendimet e lutjet tona sot janë me familjet e viktimave të aksidentit tragjik në Rumani, me familjen e Vasilit, me skuadrën e PAOK-ut dhe futbollin grek.

U prehshin në paqe!”, ka shkruar Duka.

 

Poll

Lexo gjithashtu