Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Edhe Donald Trump bën tifo për Ronaldon?! Fotoja në zyrën e presidentit i thotë të gjitha

Shkruar nga NEWSPORT
Edhe Donald Trump bën tifo për Ronaldon?! Fotoja në zyrën e
Presidenti Donald Trump me fanellën e Cristiano Ronaldos

Në një kohë  kur Botërori 2026 është  shumë  afër dhe vendet pritëse janë SHBA, Kanadaja dhe Meksika sigurisht që nuk kishte si të mos mungonte edhe përfshirja e figurave të larta politike, siç është dhe presidenti i Amerikës, Donald Trump.

Në një foto e cila është shpërndarë edhe nga gazetari sportiv, Fabrizio Romano në zyrën e Donald Trump mes disa fotosh është edhe ajo e CR7-ës me presidentin.

Në fakt kreu i shtëpisë së Bardhë i ka mikëpritur më herët në Zyrën Ovale, Ronaldon dhe të fejuarën e tij, Georgina Rodriguez. Takimi u zhvillua më 19 nëntor, të njejtën ditë kur Ronaldo dhe Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, vizituan Shtëpinë e Bardhë.

Nga ana tjetër Trump nuk e ka fshehur asnjë herë që djali i tij është një tifoz i madh i Ronaldos. E me sa duket me “shenjat” e dhëna së fundmi edhe presidenti po ashtu bën tifo për portugezin.  

Poll

Lexo gjithashtu