Pas telasheve që solli shkarkimi i trajnerit Xabi Alonso, u pa dhe një “dritë në fund të tunelit” për Real Madrid.
Kjo pasi rrugëtimi i ekipit mori për pozitivisht duke shënuar vetëm fitore dhe aktualisht ndodhen në vendin e dytë në renditjen e “La Ligas”. Një meritë e futbollistëve, por gjithashtu edhe e trajnerit, Alvaro Arbeloas.
Ish-trajneri i Real Madrid, Jose Mourinho ka komentuar mbi situatën në të cilën ndodhet skuadra tani. Në fjalët e tij ai ka thënë se Arbeloa është një ndër njerëzit më të mirë të cilët ka trajnuar ndonjëherë.
63-vjeçari ka treguar një vlerësim të lartë për Arbeloan sa ka guxuar që ta quaj edhe si "djalin e tij". Për trajnerin aktual të Real Madrid, ai është shprehur se nuk është vetëm si ndër lojtarët më të mirë, por si ndër njerëzit më të mirë që ai ka punuar me ta.
