Ditën e sotme ka qarkulluar lajmi se sulmuesi nigerian Xhejms, i cili u ble në muajin janar për 150 mijë euro nga ana e Skënderbeut, është nxjerrë në shitje pasi nuk e bind trajnerin Agostineli.
Në një prononcim për newsport.al, Xhejms sqaron: "Për momentin nuk mund të them asgjë në lidhje me të ardhmen time. Di vetëm të them që çdo gjë po shkon shumë mirë me përgatitjet."
Duke qënë se vetë sulmuesi nuk pranoi të zbardhte gjë mbi lajmin në qarkullim, mbetet për t'u parë e ardhmja e tij.
Poll